Premier League

Afrim pa shpenzuar asnjë cent, Aston Villa forcon mesfushën me lojtarin e kombëtares

Aston Villa zyrtarizoi afrimin e Boubacar Kamara, i cili firmosi me klubin nga Birmingemi për pesë vjet. 22-vjeçari, i cili ka marrë thirrjen e tij të parë me kombëtaren franceze, pas një sezoni fantastik me Marseille, ekip me të cilin zbriti në fushë 34 herë duke shënuar edhe një gol.

Mesfushori shkatërrues do t’i bashkohet klubit anglez në fund të muajit qershor kohë kur i përfundon edhe kontrata me francezët, me të cilët ka debutuar për herë të pare në Ligue 1 më 29 tetor të vitit 2017 kur ishte 17 vjeç e 340 ditë kundër Lille.

Trajneri Aston Villa, Steven Gerrard u shpreh shumë i lumtur që një talent si Kamara do t’i bashkohet ekipit të tij duke filluar nga 1 korriku. Ai theksoi se projekti i tij dhe i klubit është përforcimi i skuadrës dhe Kamara është pjesë e rëndësishme e këtij projekti.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency