Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Afrimi i Carvalho, Klopp: Të çmendur nëse heqim dorë

Trajneri Jurgen Klopp thotë se Liverpool do të ishte “i çmendur” nëse nuk do të ishte ende i interesuar për nënshkrimin e lojtarit të Fulham, Fabio Carvalho, pasi nuk arriti të një marrëveshje gjatë merkatos së dimrit.

“Të kuqtë” dukeshin të vendosur për të nënshkruar me 19-vjeçarin për 8 milionë paund, por marrëveshja nuk mund të përfundonte përpara afatit të së hënës.

“Ne jemi ende të interesuar, do të ishte çmenduri nëse nuk do të ishim. Ishte vonë para se merkato të mbyllej, kështu që nuk funksionoi, ndaj do të shohim se çfarë do të ndodhë.”-theksoi tekniku.

Ndërsa trajneri i Fulhamit, Marco Silva, ka thënë se Carvalho i lindur në Portugali, i cili ka përfaqësuar Anglinë në nivelin e të rinjve, është “shumë i lumtur” në klubin ku luan.

Ish-lojtari i të rinjve të Benfica-s ka shënuar shtatë gola në 16 ndeshje të ligës këtë sezon dhe do të kishte mbetur në klubin londinez, që synon promovimin si huazim deri në fund të sezonit edhe nëse Liverpool do ta kishte përfunduar marrëveshjen.
[quiz-cat id=”297386″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...