Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Afrimi i Donnarummas largon Keylor Navas nga PSG!

Keylor Navas përfundon në merkato. Portieri i Paris Saint Germanin sapo ka rinovuar kontratën deri në 2024-ën me francezët, por afrimi i mundshëm në ekip i Gianluigi Donnarumma, i cili do të largohet nga Milani, i ndryshon shumë gjërat. Sipas mediave franceze, Navas e ka vuajtur shumë qëndrimin në stol te Real Madrid, kur te madrilenët u transferua Courtois, i cili i mori vendin e titullarit dhe një situate të tillë 34-vjeçari nuk dëshiron ta përjetojë sërish. Në të tilla kushte lojtari nga Kosta Rika ka nisur të kërkojë një sistemim të ri dhe klubet që kanë shfaqur interes për të nuk mungojnë me Juventus, Milan e Manchester United, që janë vënë në ndjekje të tij. Për ta lënë të lirë futbollistin parizienët kërkojnë 12 milionë euro.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...