Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Afrimi i dytë në merkato, Egnatia firmos me mbrojtësin e njohur

Egnatia ka siguruar përforcimin e dytë në këtë seksion të merkatos. Klubi nga Rrogozhina, që ka zgjedhur t’i besojë stolin Edlir Tetovës, përforcoi sulmin dy ditë më parë me Ilir Camajn.

Sot ka ardhur edhe firma e dytë. Burime të Supersport bëjnë të ditur se Emiliano Musta do të jetë lojtar i Egnatias sezonin e ardhshëm. Anësori i majtë nga Elbasani ka firmosur zyrtarisht me klubin e Superiores.

30-vjeçari ka një eksperiencë të madhe në futbollin shqiptar, teksa ka luajtur më parë me skuadra si Kukësi, Partizani, Laçi, Flamurtari, Teuta, Elbasani dhe Shkumbini.

Klubi i Egnatias ka zyrtarizuar afrimin e Emiliano Mustës nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, me lojtarin që ka firmosur kontratën me presidentin Demrozi pasi kreu kontrollet mjekësore.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...