Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Afrimi i dytë te Dinamo, 18 herë kampionët “blindojnë” portën

Aldo Teqja mund të konsiderohet futbollisti më i ri i Dinamos. Klubi kryeqytetas ka arritur marrëveshjen me portierin nga Tirana, i cili duke nisur nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e 18 herë kampionëve të Shqipërisë.

Pas zyrtarizimit të Bruno Ditës, “gardiani” 29-vjeçar është afrimi i radhës tek ekipi i Dritan Mehmetit. Përforcim që do shtojë cilësinë dhe sigurinë mes shtyllave në radhët e skuadrës kryeqytetase.

Në sezonin e fundit, Teqja ishte pjesë e Flamurtarit në Kategorinë e Parë, skuadër me të cilën luajti 31 ndeshje në total.

Lexo edhe:

Me kuqezinjtë vlonjatë që nuk u ngjitën dot në Superiore, teksa u mundën në finalen e “Play-Off”-it nga Laçi i Armando Cungut.

Portieri ka një përvojë të madhe, teksa në të shkuarën ka luajtur për Skënderbeun, Partizanin dhe Bylisin. Ndërkohë që jashtë vendit është aktivizuar me Anorthosis në Qipro.

Dinamo ka nisur punën për sezonin e ri dhe po ndërton një ekip që të pretendojë vendet e para në renditje. Blutë u renditën në vendin e shtatë në sezonin që lamë pas, vetëm 4 pikë larg zonës “Final 4”.

mera

Lajme të tjera

Featured

Thomas Strakosha është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së AEK Athens. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi grek përmes rrjeteve sociale,...

Merkato

Roberto De Zerbi ka nisur aventurën në stolin e Marseille, teksa në krye të listës së përforcimeve ka vendosur sulmuesin e talentuar të Interit...

Legjionarët

Etrit Berisha drejt Serisë B. Gardiani 35-vjeçar shqiptar është i lirë, pasi i ka përfunduar kontrata me Empolin, ku edhe mbylli sezonin e aktual,...

Futboll

Ronald Koeman ka konfirmuar se ai synon të vazhdojë punën e tij si trajner i Holandës, pavarësisht faktit se së fundmi gruaja e ti...