Connect with us

Hi, what are you looking for?

Spanjë

Afrimi i Lewandwskit/ Prishen planet e Barçës, i del pengesa e papritur

Një pengesë e re e madhe sapo ka dale për Barcelonën në çështjen “Robert Lewandowski”. Prej disa javësh, Barça është duke punuar për afrimin e Robert Lewandowskit, i cili dëshiron të nënshkruajë më të, ndërsa i ka mbetur vetëm një vit nga kontrata e tij me Bayern Munich.

Megjithatë, çështja nuk duket të jetë në rrugën e duhur sepse Bayerni nuk ka ndërmend ta lëshojë sulmuesin polak, i vetëdijshëm se nuk do mund të ketë asnjë sulmues të këtij, kalibri të cilin mund ta afrojë gjatë kësaj merkatoje, ndaj nuk pranon të ulë çmimin e Lewandowskit, të cilin e vlerëson 60 milionë euro.

Ndërsa, Barça, e cila mbetet financiarisht e brishtë dhe që tashmë duhet të bëjë një përpjekje të madhe për t’iu afruar pagës së Lewandowskit te Bayern, ka mundësi të realizojë vetëm një afrim me vlerë nga 30 deri në 35 milionë euro, bëhet me dije nga mediet katalanase.

Më e vështirë bëhet situata për Barçën, me Memphis Depay që së fundmi e ka bërë të qartë se nuk dëshiron që të largohet nga “Camp Nou” këtë verë: “Kam ardhur këtu me dëshirën për të luajtur, sigurisht pa dyshim, dua të jem i rëndësishëm në ekip për vitin e ardhshëm dhe për disa vite”.

Ndërkohë që klubi “blaugrana” e kishte përfshirë në buxhetin e saj largimin e Depay-t për Lewandowskin, ndërsa deklaratat e sulmuesit holandez pa dyshim që e kanë vënë me “shpatulla pas murit” Barcelonën.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...