Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Afrimi i parë i “kuqezinjve”/ Sulmuesi, sot në Milano për vizitat mjekësore

Divock Origi do të jetë afrimi i parë i klubit të Milanit për këtë merkato. Sulmuesi, kontrata e të cilit me Liverpool përfundoi, do të mbërrijë mbrëmjen e kësaj të hënë në Milano, ndërsa nesër janë planifikuar ekzaminimet mjekësore dhe nënshkrimi i kontratës 4-vjeçare, nga e cila belgu do të fitojë 3.5 milionë euro neto në sezon plus bonuse.

Është e vështirë që të thuhet nëse Origi do e nisë këtë eksperiencë në rolin e titullarit, por duhet theksuar se ai është një lojtar shumë cilësor dhe mjaft i aftë për të shënuar gola.

Në vitet e fundit te “The Reds” belgu numëron 60 paraqitje dhe 16 gola. Origit nuk i mungon eksperienca ndërkombëtare dhe sigurisht për këtë arsye Maldini ka vendosur ta afrojë sa më shpejt sulmuesin.

Javët e fundit 27-vjeçari është stërvitur në Belgjikë për të kaluar problemin muskulor që e detyroi të humbasë finalen e sezonit që u mbyll. Tani ai do të ketë një javë kohë për t’u zhvendosur në Milano dhe më pas do të nisë aventurën më “kuqezinjtë”.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...