Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Afrimi i parë i Skënderbeut vjen nga Finlanda!

Pas shumë tentativash, Skënderbeu realizon më në fund goditjen e parë në këtë merkato dimri.

Korçarët kanë arritur akordin me Xhevdet Gelën, mesfushorin 29-vjeçari i cili në pjesën më të madhe të karrierës së tij është aktivizuar në Finlandë.

Lojtari i lindur në Vushtri të Kosovës dhe që zotëron edhe pasaportën finlandeze mund të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën e Shehit.

Gela luan si mesfushor qëndre dhe mund të jetë ai regjizori që i mungonte Skënderbeut që pas largimit të Sabien Lilajt.

Ai ka luajtur gjatë gjithë karrierës së tij në Finlandë me përjashtim të një periudhe të shkurtër kur u transferua në Poloni te Widzew Lodz.

Gela është aktivizuar në klube me emër në Finlandë si Mypa, Haka e Lahti. Në fakt në datën 4 janar të këtij viti është zyrtarizuar si blerja më e re e klubit HIFK Helsinki, por për t’u transferuar te Skënderbeu nëse klubi korçar i plotëson të gjitha kërkesat financiare 29-vjeçari është i gatshëm të prishë kontratën e nënshkruar pak ditë më parë me finlandezët.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...