Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Afrimi i parë te Milani, sulmuesi firmos deri në 2026 dhe zgjedh numrin e Kaka

Milan ka prezantuar Marko Lazetic, i cili është afrimi i parë i kuqezinjve në merkaton e dimrit. Klubi italian arriti akordin me Crvena Zvezdën për shumën e 4 milionë eurove, teksa klubi serb ka mbajtur një përqindje të kartonit të sulmuesit.

18-vjeçari ka firmosur deri në vitin 2026 me Milanin dhe ka zgjedhur të mbajë veshur fanellën me numër 22. Lazetic është rritur te Crvena, duke debutuar me ekipin e parë në nëntorin e vitit 2020.

Nënkampionët e Italisë po tentojnë të afrojnë Malick Thiaw nga Schalke 04. 20-vjeçari luan në qendër të mbrojtjes dhe si shkatërrues. 6.5 milionë euro ofroi Milani, por klubi gjerman refuzoi ofertën e parë.

“Blutë Mbretërorë” duan të paktën 10 milionë euro për të lënë të lirë gjermano-finlandezin (6 ndeshje dhe 2 gola me Gjermaninë U21), për të cilin interesohen edhe Liverpool e Everton.

Ndërkohë, dyshja Maldini-Massara po punojnë edhe në lidhje me rinovimin e Theo Hernandez. Anësori i majtë, një ndër lojtarët më të mirë të skuadrës së Piolit. Kontrata aktuale e 24-vjeçarit përfundon në vitin 2024.

[quiz-cat id=”297386″]

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...

Bundesliga

Julian Nagelsmann mund të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet...