Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Afron debutimi i Ajetit te Crotone

La Torinon gjatë kësaj vere për tu transferuar te Crotone në formë huazimi për 1 vit me të drejtë blerjeje nga ana skuadrës kalabreze në fund të sezonit. Ndeshjen e parë ndaj Milanit e ndoqi nga stoli por për Arlind Ajetin vjen momenti i debutimit me skuadrën e Davide Nicolas. Mbrojtësi shqiptar zgjodhi Crotonen pikërisht për të patur më shumë mundësi aktivizimi dhe për të treguar sesa vlen, në mënyrë që të këtë të sigurtë vendin e titullarit edhe në kombëtaren kuqezi. Mbrëmjen e kësaj të Diele do të jetë momenti i tij sepse shtatlarti 23-vjecar duke iu refuaruar asaj që raportojnë mediat italiane, do ta nisë që nga fillimi sfidën e javës së dytë ndaj Veronës. Trajneri Nicola, beson shumë te aftësitë e Ajetit dhe e shikon kuqeziun si një titullar stabël në skuadrën e tij.  Ish mbrojtësi i Baselit dhe Frosinones pak nga pak po fiton formën e tij optimale dhe tashmë është plotësisht gati për të spikatur me fanellën e Crotones. Ndaj Milanit Ajeti nuk ishte në 100% të formës dhe kjo ishte një nga arsyet që nuk luajti por ndaj Veronës do të jetë momenti i tij. 23-vjecari do të vendoset në qëndër të prapavijës, përkrah Cabrerës, me Ajetin që në ndryshim nga ndeshja ndaj Milanit do të marrë vendin e të skualifikuarit Ceccherinni. Aktivizimi i Ajetit në këtë ndeshje është një lajm i mirë edhe për trajnerin e kombëtares shqiptare Christian Panucci, pasi mbrojtësi do të ketë më shumë minuta në këmbë dhe mund të jetë në formë optimale për dy sfidat elimintore të muajit Shtator ndaj Lihtenshtejnit dhe Maqedonisë.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Segunda Division

Myrto Uzuni rikthehet vrullshëm. Pas dy ndeshjes mungesë për shkak dëmtimi, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare është rikthyer titullar në sfidën Granada-Andorra dhe ka shënuar...

Kategoria Superiore

Supersport lajmëroi një javë më parë se Partizani e ka gjetur pasuesin e Xhuljano Skukës. Të kuqtë kishin shënjestruar sulmuesin e Trepca 89′, Christian...

Kategoria Superiore

Në prononcimin për SportNews përpara fillimit të mbrëmjes gala “Më të mirët 2022” që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, foli edhe Refik Halili, presidenti...