Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Agim Zeka shënon te Lille B

Agim Zeka ishte autor i një goli mjaft të bukur për skuadrën e Lillë B, në ndeshjen e kësaj të hënë kundër Sedanit e vlefshme për kampionatin National 2, ose ndryshe kategoria e katërt e futbollit francez. Në takimin e luajtur në transfertë, Zeka shënoi golin e barazimit 1-1 për ekipin e tij pas një goditje nga një pozicion shumë i vështirë duke mposhtur portierin kundërshtar. Futbollisti nga Prishtina, që u transferua në muajin janar te klubi francez i Lille, aktualisht luan me ekipin e dytë të këtij klubi, ku ka gjithmonë një vend si titullar. Goli i Zekës në këtë përballje ishte tejet i rëndësishëm për skuadrën, që nuk e ka nisur aspak mirë kampionatin dhe aktualisht pas 3 javëve të para ka vetëm 2 pikë në total. Gjithsesi me këtë finalizim Zeka tregon se po kalon një formë të mirë dhe mund të merret në konsideratë në të ardhmen dhe nga trajneri Marcelo Bielsa, për të qenë pjesë dhe e ekipit të parë.

Lajme të tjera

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...

Gjermani

Julian Nagelsmann ka folur për herë të parë si trajner i kombëtares së Gjermanisë. Në një prononcim për mediet, ish-tekniku i Bayern Munich u...