Merkato

Agjenti i Arthur Melo në Londër, Juventusi ka një kusht për Arsenalin

Arthur Melo është pranë transferimit në Premier League tek Arsenali. “Topçinjtë” po bisedojnë prej kohësh me agjentin e mesfushorit dhe drejtuesit e Juventusit për t’i dhuruar trajnerit Mikel Arteta përforcimin e dëshiruar në qendër të mesfushës.

Klubi londinez e do brazilianin në huazim të pastër deri në fund të sezonit, por “Zonja e Vjetër” nuk e pranon një skenar të tillë për 25-vjeçarin që ka veshur 21 herë fanellën e kombëtares së Brazilit.

Juventusi është dakord për huazimin e lojtarit për 1.5 vite, me të drejtë blerje nga Arsenali. Agjenti i Arthur Melo ka fluturuar drejt Londrës ditën e djeshme për të gjetur një akord me drejtuesit e Arsenalit.

Bisedimet mes palëve janë në fazë të avancuar dhe kalimi i mesfushorit në Premier League është çështje ditësh. Ndërkohë, bardhezinjtë e Allegrit kanë piketuar Denis Zakaria (M’Gladbach) për të zëvendësuar lojtarin latin.

Quiz: Premier League

Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...


Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency