Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Agjenti i Hysajt e konfirmon: Elseid dëshiron largimin nga Napoli

Agjenti i Elseid Hysaj, Mario Giuffredi  në një intervistë për Radio Kiss Kiss Napoli ka konfirmuar edhe njëherë tjetër dëshirën e mbrojtësit të kombëtares shqiptare për t’u larguar nga Napoli në këtë merkato. Giuffredi ka theksuar se ai kishte rënë dakort me drejtuesit e klubit të Napolit për ta lënë të lirë Hysajn të largohej por deri tani diçka e tillë nuk ka ndodhur. Menaxheri i mbrojtësit shkodran ka nënvizuar se Hysaj dëshiron të provojë një eksperiencë të re, dëshiron të marrë frymë në një tjetër ambient dhe të rikthehet në nivelin e tij më të lartë në një tjetër kampionat, por deri tani Napoli nuk po ndez dritën jeshile për largimin e kuqeziut pasi ofertat për Hysaj nuk kanë munguar. Nga ana tjetër Giuffredi shtoi gjithashtu se nuk mund të lejojë që dy klientë të tij Hysaj dhe Di Lorenzo i afruar sëfundmi te Napoli të duelojnë për vendin e titullarit në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...