Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Agjenti i Neymar: Transferimi te Barça? Më lehtë mund të kalojë Messi te PSG-ja

Verën e kaluar ylli brazilian i Paris Saint Germain, Neymar shtyu shumë për një rikthim te Barcelona, por në fund klubi katalan nuk arriti të paguajë paratë e nevojshme për ta marrë nga Franca dhe operacioni dështoi.

Një vit më vonë, menaxheri i Neymar, Wagner Ribeiro përjashton totalisht mundësinë që braziliani të rikthehet në “Camp Nou”, teksa shpjegon se tani ylli brazilian ndihet mjaft i lumtur në Paris dhe kjo duket edhe në fushën e lojës.

“Ishte një periudhë kur Neymar shoqërohej nga dëmtime të vazhdueshme dhe kjo e kishte bërë nervoz, ndaj kërkoi të kthehej te Barcelona, pro gjithçka dështoi. Tani sulmuesi ndihet mjaft mirë te PSG, jeton në një qytet ku të gjithë kanë ëndërr të kalojnë të paktën një herë në jetë, ka pranë familjarët e tij dhe për më tepër luan me një nga klubet më të mira të botës”, u shpreh menaxheri.

Wagner Ribeiro “i hedh benzinë zjarrit” edhe për çështjen Lionel Messi, me këtë të fundit që duket se ka vendosur të largohet nga Katalunja, teksa deklaron se më e lehtë është që ylli argjentinas të kalojë te PSG, sesa Neymar te Barcelona.

“Mendoj se më shumë shanse ka që Messi të transferohet në Paris, sesa Neymar te Barcelona. Këtë e them me bindje, pasi nuk mund të ketë dyshime mbi potencën ekonomike të Katarit”, deklaroi Ribeiro.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...