Merkato

Agjenti i njohur mbërrin në Milano, nis negociatat për transferimin e Skriniar

Agjenti i njohur Marcelo Simonian ka mbërritur në Milano, ndërsa siç raportojnë mediat italiane, misioni i tij këtë herë është që të bëjë të mundur transferimin e mbrojtësit sllovak Milan Skriniar te skuadra e Paris Saint Germain.

I njohur si një nga agjentët më me ndikim në botën e futbollit, Simonian ka marrë autorizimin e sheikut të PSG-së Al Thani, për të nisur negociatat me Interin dhe mbrojtësin sllovak.

Këtij të fundit klubi francez është gati t’i ofrojë dyfishin e pagës që përfiton aktualisht te Interi, ndërsa këta të fundit mund të arkëtojnë rreth 55-60 milionë euro për kartonin e Skriniar, të cilin e blenë për 28 milionë euro 3 vite më parë.

Vetë mbrojtësi sllovak ka konfirmuar vazhdimisht se dëshiron të qëndrojë në Milano, por në 7 ndeshjet e fundit mes kampionatit e Europa Leagues, ka qëndruar në pankinë dhe nëse nuk merr garanci nga Conte, mund të marrë në konsideratë ofertën e francezëve.

Nga ana tjetër edhe PSG-ja duket se ka hequr dorë përfundimisht nga mbrojtësi senegalez i Napolit, Khalidou Koulibaly, për të cilin De Laurentiis kërkon të paktën 80 milionë euro, ndërsa francezët nuk shkojnë përtej 60 milionë eurove.

Ndërkohë vlen të theksohet se te Interi do të ishin të kënaqur me largimin e sllovakut, pasi bëhet fjalë për një lojtar që nuk është se përshtatet mirë me skemat e Contes dhe mbi të gjitha mund të arkëtojnë një shifër goxha të konsiderueshme, që do t’i ndihmojë të sponsorizojnë objektivat e merkatos.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency