Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Agjenti i sulmuesit italian del hapur: Dëshiron largimin, e kërkon Gattuso

Aventura e Matteo Politanos te Napoli mund të përfundojë pas vetëm dy sezonesh. Sulmuesi 28-vjeçar kërkohet me ngulm nga Gattuso te Valencia dhe palët po punojnë për të arritur marrëveshjen e transferimit.

Së fundi ka qenë agjenti i Politanos, ai që ka folur hapur për mundësitë e transferimit, duke pranuar se sulmuesi dëshiron të largohet nga Napoli, për të provuar një tjetër eksperiencë.

“Matteo dëshiron të ndryshojë ajër, për të regjistruar një tjetër eksperiencë. Gattuso është adhurues i tij dhe Valencia një pjacë ku do të shkonte vullnetarisht. Megjithatë flasim për një lojtar me cilësi, që ka adhurues të shumtë edhe në Itali”, u shpreh agjenti i Politanos.

Sulmuesi 28-vjeçar u transferua te Napoli në verën e 2020-ës, fillimisht në huazim nga Interi e më pas një vit më parë napolitanët ushtruan të drejtën e blerjes për rreth 20 milionë euro.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...