Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Agnelli-Allegri, sot raundi i dytë i bisedimeve, pritet vendimi mbi të ardhmen

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli darkoi përreth 3 orë mbrëmjen e djeshme me trajnerin Massimiliano Allegri, por duket se kjo kohë nuk mjaftoi për të arritur në një konkluzion përfundimtar.

Pikërisht për këtë arsye, palët kanë rënë dakord që pasditen e sotme të mbajnë një tjetër takim, ku të pranishëm do të jenë edhe zëvendës presidenti Pavel Nedved, si dhe Drejtori Sportiv, Fabio Paratici.

Tema do të jetë po e njëjta, diskutimi mbi ofertën për rinovimin e kontratës së Allegrit, që përfundon në verën e vitit të ardhshëm, ndërsa gjithçka do të varet nëse palët do të gjejnë gjuhën për zgjedhjet teknike mbi ekipin.

Kjo pasi Allegri kërkon të vijojë te Juventusi, por për të synuar Championsin kërkon të afrohen në skuadër emra të mëdhenj gjatë merkatos së verës, ndërsa ka bërë edhe një listë me “të padëshiruar”, ku bëjnë pjesë emra si Dybala, Pjaniç, Alex Sandro dhe Cancelo.

Megjithatë dy drejtuesit e tjerë, Nedved dhe Paratici janë kundër trajnerit në këtë pikë, pasi mendojnë se skuadra është tashmë e fortë dhe ka nevojë vetëm për ndërhyrje të vogla, në reparte të caktuara.

Nëse palët nuk arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët, nuk përjashtohet mundësia që Agnelli të vendosë shkarkimin që këtë verë të Allegrit, trajner me të cilin fitoi 5 herë radhazi kampionatin, ndërsa kandidatët për ta zëvendësuar janë Pochettino, Guardiola dhe Conte.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...