Serie A

Agnelli: Cristiano është një super hero, e ndjekin të gjithë fëmijët

Që prej transferimit të Cristiano Ronaldos te Juventusi në mes të muajit korrik, të shumtë janë ata që personifikojnë portugezin me bardhezinjtë, apo anasjelltas, por nuk është i këtij mendimi presidenti i torinezëve, Andrea Agnelli.

“Ronaldo nuk është Juventusi dhe Juventusi nuk është Ronaldo, por shumë më tepër se kaq. Mund të them se portugezi është qershia mbi një tortë shumë të shijshme, të ndërtuar me shumë pasion e kujdes ndër vite”, deklaroi numri 1 i juventinëve.

Andrea Agnelli nuk i kurseu komplimentet për yllin portugez të skuadrës, por preferoi të mos komentojë asgjë, në lidhje me skandalin seksual që po shqetëson Cristiano Ronaldon në javët e fundit, pasi akuzave të modeles amerikane Kethryn Mayorga, për përdhunim.

“Ronaldo është një vlerë e shtuar dhe Juventusi ka blerë një super hero. Fëmijët nga e gjithë bota e kanë shembull Ronaldon dhe tashmë e ndjekin edhe më shumë atë dhe Juventusin”, tha Agnelli.

To Top