Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Agnelli dhe Paratici projektojnë Juventusin e ri, ja ndryshimet!

Vera e nxehtë e Juventusit sapo ka nisur, me punimet mbi projektin ambicioz që marrin jetë ditë pas dite. Në pritje të takimit që presidenti Andrea Agnelli do të zhvillojë me Allegrin ku sigurisht do të flitet edhe për vazhdimësinë mes palëve, diksutimet  mbi sezonin e ardhshëm do të jenë kryefjalë e kësaj tavoline të rrumbullakët. Në shtëpinë e bardhezinjve Paratici po punon për të lindur një Juventus të ri duke u ulur paralelisht në shumë tryeza bisedimesh por për të financuar operacionet e mëdha që klubi torinez po mendon sigurisht që duhen gjetur fonde për të ecur në mënyrë korrekte me Fair Play-n financiar.

Për të blerë Juventusit do t’i duhet më parë të shesë disa prej emrave të mëdhenj që militojnë në organikën bardhezi dhe ndër emrat më të lakuar është ai i Miralem Pjanic, që pëlqehet shumë nga Reali i Madridit, sikundër dhe  Joao Cancelo, largimi i të cilit jepet tanimë si i sigurtë. Për portugezin e mbrritur në verë nga Valencia për shifrën e 40 milionë eurove duket se ka nisur realisht të luhet derbi i Manchesterit në merkato, me Zonjën e Vjetër që shpreson të fitojë nga një ankand i tillë rreth 20 milionë euro më tepër nga sa e bleu.

Në dyshim mbetet edhe qëndrimi në Torino i Douglas Costa dhe ai i  Paulo Dybala, për të cilin Bayern Munich ka bërë hapa para sikundër ka një listë të gjatë klubesh që dëshirojnë shërbimet e Douglas Costas. Drejt largimit definitiv projektohet edhe Gonzalo Higuain me Chelsea-n që mund të aktivizojë të drejtën për të zgjatur huazimin e  tij edhe me një vit tjetër ose ta blejë atë për 36 milionë euro. Paralelisht me binarët e largimeve ecin ato të afrimeve. Largimi i Pjanic do të krijonte hapësira në mesfushë dhe Paratici po mendon ta plotësojë atë me afrimin e Adrien Rabiot, që pas atij të Ramsey mund të përkonte në operacionin e dytë me kosto zero për Juventusin.

Talenti francez në prishje me PSG do të lerë këtë qershor Parisin por pretendimi i tij financiar është për të paktën 10 milionë euro në vit, shifër shumë impenjuese edhe për kampionët e Italisë sikundër mund të krijonte dhe ndonjë pakënaqësi brenda dhomave të zhveshjes, pa harruar në fund ëndrrën Pogba që këtë verë mund t’i japë lamtumirën United. Paratici punon edhe për repartin e mbrojtjes ku talenti i Ajaxit De Ligt mbetet prioritet. Talenti i Ajaxit  duket në fakt shumë pranë një kalimi tek katalansit e Barcelonës që kanë ofruar 70 milionë euro për të por refeuar problemeve të fundit me likuiditetin financiar të gjigandëve spanjollë pista e këtij transferimi duket sikur po zbehet çka mund të kthehet në një favor për bardhezinjtë.

Federico Chiesa nga ana tejtër mbetet një emër preferencial për Paraticin që mendon të përfshijë në këtë tratativë edhe kartonin e Orsolinit. Fiorentina kërkon 80-90 milionë për të  ndërkohë që vetë lojtari një pagë prej 7 milionë eurosh në vit por optimizimi ekziston në këtë drejtim duke qënë se me vullnetin e vet lojtarit prentendimi financiar i Fiorentinës mund të ulej. Në këtë mënyrë pritet të lindë një Juventus i ri i etur për suksese të reja.

 

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...