Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Agnelli ‘thumbon’ Bonuccin: Ai që sposton ekuilibrat, ka fituar 6 tituj me ne

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli ka thumbuar Leonardo Bonuccin, gjatë fjalës së tij në darkën e Krishtlindjeve, të organizuar me klubin. Numri 1 i bardhezinjve i ka kujtuar kapitenit të Milanit, se ka fituar 6 skudeto me Juventusin, duke e etiketuar jo pa ironi, si njeriu që sposton ekuilibrat.

“Është edhe dikush që sposton ekuilibrat, por që nuk është më me ne. I them Leos se me Juventusin ka fituar 6 tituj kampionë”, tha Agnelli.

Më pas presidenti i bardhezinjve, falënderoi skuadrën për atë që ka dhënë dhe tregoi se objektivat tani janë për të fituar në Europë, jo vetëm në Serinë A.

“Gjatë këtyre viteve kemi bërë diçka të paimagjinueshme dhe kjo falë jush. Ju falënderoj të gjithëve për kontributin tuaj në fushë, me lojën dhe rezultatet. Tani ka ardhur koha që të synojmë rezultate në Europë, sepse nuk mund të mjaftohemi thjesht me fitimin e titullit kampion në Itali”, u shpreh Agnelli.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...