“U munduam ta përgatisim sa më mirë ndeshjen vetëm brenda 3 ditëve që kishim në dispozicion dhe guxuam të sulmonim një skuadër cilësore, që na ndëshkoi”, u shpreh Agolli pas humbjes minimale me Italinë.
Sa i takon momentit të golit, ai thotë se ka munguar komunikimi mes lojtarëve në zonë dhe kjo solli një vendosje jo të duhur te goli i Candreva-s.
“Ishte një mungesë pozicionimi. Nuk komunikuam me njëri-tjetrin. Më vjen keq, pasi zhvilluam një ndeshje të mirë dhe guxuam, patëm edhe ne rastet tona, por nuk mundëm të merrnim më shumë”, tha Agolli.
