Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Agolli mesazh para ndeshjes me Bjellorusinë: Luani si grup dhe zbatoni këshillat e trajnerit!

Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Ansi Agolli ka komentuar ndeshjen që ekipi ynë kombëtar zhvilloi ditën e diel kundër Kazakistanit. Në një mesazh të posaçëm për FSHF-në, futbollisti i njohur theksoi se kjo ishte një ndeshje jo e lehtë sa i përket aspektit psikologjik.

“E pashë me vëmendje ndeshjen kundër Kazakistanit. Mendoj se ishte një ndeshje jo e lehtë për skuadrën tonë. Nga ana psikologjike, ndeshje e ngarkuar, pasi kjo ndeshje të çonte ose jo te ndeshja e ardhshme që është kundër Bjellorusisë, që është po ashtu një ndeshje e rëndësishme. Në njëfarë mënyre i kuptoj lojtarët që ishin pak të ngarkuar nga ana psikologjike, megjithatë, ata luftuan fort, dhanë maksimumin që në fund të ditës të merrnin atë që dëshironin, që ishte tre pikëshi. Mendoj se tre pikët e kësaj ndeshje ishin gjëja më e rëndësishme e këtij objektivi. Tani është objektivi i ardhshëm që është ndeshja kundër Bjellorusisë”, u shpreh ish-kapiteni kuqezi.

Ansi Agolli ka edhe një mesazh për lojtarët, duke u shprehur se mund të arrijmë objektivin duke qëndruar dhe luajtur bashkë.

“Mesazhi im është që djemtë të qëndrojnë bashkë, të luajnë si një skuadër, të zbatojnë detyrat e trajnerit. Kur them të jenë bashkë, them i gjithë grupi, jo vetëm lojtarët që luajnë në 11-shen e parë, por edhe ata që vijnë nga pankina, sepse kjo ndeshje mund të fitohet në minutën e parë, por gjithashtu mund të fitohet edhe në minutën e fundit dhe mund të fitohet edhe nga lojtarët që vijnë nga pankina. Kështu që fryma e grupit është mjaft e rëndësishme në të tilla ndeshje dhe shpresoj dhe uroj që lojtarët të bëjnë një ndeshje të mirë dhe në fund të marrin atë që dëshirojnë dhe që është më e rëndësishme, 3 pikët, për arritjen e objektivit që ata kanë. Kam besimin që ato do kalojnë me sukses dhe pse jo të gëzohen edhe tifozët e shumtë që skuadra ka, që vendi ynë ka. Të gëzohen sa më shumë nga arritja e këtij objektivi. Forca çuna!”- shtoi ndër të tjera Agolli në mesazhin dërguar ekipit kombëtar përmes FSHF-së.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...