Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Agolli shuan polemikat për mosgrumbullimin: Tërheqjen nuk e kam menduar

Lënia jashtë e kapitenit të kombëtares shqiptare Ansi Agolli nga trajneri Christian Panucci për miqësoren ndaj Turqisë bëri jo pak bujë në media. Për të sqaruar situatën ka menduar vetë mbrojtësi i Qarabagut dhe kapiteni i kuqezinjëve i cili i ftuar në emisionin “Zona Gol” në Supersport ka shuar çdo polemikë.

“ Panucci më telefonoi dhe më shprehu besimin e tij. Për të unë vazhdoj të jem pjesë shumë e rëndësishme e kombëtares. Trajneri ka një projekt afatgjatë te Shqipëria dhe kërkon të provojë sa më shumë lojtarë kjo është arsyeja kryesore që unë nuk jam pjesë e këtij grumbullimi pasi bëhet fjalë thjeshtë për një ndeshje miqësore. Tërheqja ime nga kombëtarja? Këtë nuk mund ta them, në futboll nuk mund të bësh parashikime, nuk e di edhe për sa kohë do të luaj. Unë gjithsesi ndihem i kompletuar për ato cfarë kam arritur me Shqipërinë. Jam kapiteni i kombëtares dhe kam luajtur në një kampionat europian, pasi përsa i përket trofeve,me Shqipërinë kjo gjë është pamundur”.

Edhe pse është 35 vjeç te Qarabagu, Ansi Agolli po përjeton një rini të dytë. Pak ditë më parë ai u përfshi në formacionin më të mirë të javës në Champions League. Agolli nuk e fsheh kënaqësinë ndërsa shpreson të vazhdojë të luajë gjatë me skuadrën azere. Për momentin kapiteni i kuqezinjëve as që e mendon rikthimin në Kategorinë Superiore.

“ Deri tani kemi bërë paraqitje shumë të mira me skuadrën e Qarabagut në Champions League, normalisht është një kënaqësi më vete të japësh më të mirën tënde, në mënyrë që ekipi të arrijë ato objektiva që ka. Sigurisht që u ndjeva mirë që e pashë veten në formacionin e javës në Champions. Unë te Skënderbeu? Kam kontratë me Qarabagun, ndihem mirë te klubi ku jam dhe dua të qëndroj sa më gjatë aty”.

Agolli nuk ka asnjë peng nga karriera e tij e deritanishme ndërsa ëndërron që në të ardhmen të festojë edhe një tjetër titull kampion me Tiranën.

“ Nuk kam asnjë peng nga karriera ime e deritanishme. Për fat të mirë i kam arritur të gjitha ato që kam dashur dhe për të cilat kam luftuar, gjithmonë bëhet fjalë brenda mundësive. Megjithatë kam edhe një dëshirë të fundit përpara se të var këpucët në gozhdë, të fitoj edhe një tjetër titull kampion me Tiranën, pasi ndjesitë dhe emocionet që kam përjetuar kur kam qenë pjesë e bardhebluve nuk do t’i harroj kurrë. Kam kaluar një periudhë të bukur te Tirana dhe kam ndjeësi të veçanta për atë skuadër”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...