Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Aguero e Sterling nderojnë City-n, disfatë e papritur e Tottenhamit

Manchester City nuk bën dy herë rresht të njëjtin gabim. Pasi barazoi 2-2 me Tottenhamin një javë më parë në “Etihad Stadium”, duke i dhënë mundësinë Liverpoolit të shkëputej me dy pikë më shumë, këtë radhë Citizens triumfuan në fushën e Burnley-t me rezultatin 1-3.

Edhe në këtë ndeshje te skuadra e Guardiolës spikatën në sulm Sterling dhe Aguero, me sulmuesin argjentinas që realizoi dygolësh, nga një në çdo pjesë, ndërsa finalizimi i Wilson për vendasit në fund të pjesës (pas rrjetës së Sterling), thjesht ngushtoi përkohësisht rezultatin në 2-1.

Interesant fakti që 9 nga 10 golat e Manchester City-t në tri ndeshjet e para të Premier League-s i kanë shënuar vetëm dy golashënuesit e sotëm. Sterling është në krye të listës së golashënuesve me 5 finalizime, së bashku me Pukkin e Norwichit, ndërsa Aguero ndjek me një gol më pak.

Humbje  e papritur e Tottenhamit në sfidën e zhvilluar në Londër kundër Newcastle United, që vinte pas dy humbjeve radhazi në ndeshjet e para të Premier League-s. Golin e vetëm të takimit me vlerë trepikëshi e shënoi Joelinton në minutën e 27-të.

Kujtojmë që vetëm një javë më parë skuadra e Mauricio Pochettinos i mori pikë Manchester City-n brenda në “Etihad”, çka tregon befasitë që të ofron futbolli anglez. Përballja mes Wolves dhe Bunrely-t përfundoi 1-1.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...