Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Aguero kthehet në stërvitje, lajm i keq për Napolin

Riaftësim në kohë rekord për Sergio Aguero. Dy javë pas aksidentit të frikshëm rrugor në kryeqytetin e Holandës, Amsterdam, ku pësoi një frakturë në brinjë, sulmuesi argjentinas i është rikthyer stërvitjes bashkë me grupin nën urdhrat e Pep Guardiolës. 29-vjecari është shfaqur në formë të mirë, i gatshëm për të zbritur në fushë që në ndeshjen e radhës.

“Nuk e di nëse trajneri do të më aktivizojë ndaj Stoke City-t, por unë po stërvitem normalisht. Aksidenti? Kisha dy ditë pushim dhe preferova të udhëtoja drejt Holandës, sepse njoh menaxherin e këngëtarit Maluma. Gjithcka ndodhi rrugës për në aeroport. Dikush mund të mendojë: “përse duhej të shkoja?”. Është e vështirë ta imagjinosh se mund të të ndodhë dicka e tillë.”

Vendimi për një aktivizim të mundshëm të Agueros këtë të shtunë apo të martën e ardhshme në sfidën e Championsit, i përket Guardiolës. Te Napoli nuk janë aspak të kënaqur me faktin që Aguero është kthyer në stërvitje.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...