Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Ahmataj ankohet për kalendarin: Nuk mund të luhen 5 ndeshje në 2 javë

Intervista e trajnerit të Luftëtarit, Julian Ahmataj, dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, pas ndeshjes së Kupës së Shqipërisë, kundër Partizanit, të cilën e fituan 1-0 dhe avancuan në gjysmëfinale.

Tjetër fitore sot dhe kualifikim për në gjysmëfinale…
Jam i kënaqur me punën e lojtarëve dhe atë që shprehin në fushë. Duhet të sakrifikojnë të gjithë nga energjitë e tyre dhe të humbin nga brilantia e tyre.

Mendon se skuadra mund ta tentojë mrekullinë në Kupë?
Kur kam ardhur, Kupa nuk ka qenë farë në horizont. Skuadra do jetë në maksimum vetëm në fund të kampionatit. Objektivi është qëndrimi në kategori. Unë mendoj që duhet të rishikohet kalendari i ngjeshur, pasi është një torturë të luash 5 ndeshje në 2 javë. Do shikojmë në vazhdim synimet tona në këtë kompeticion.

Keni fituar 2 herë ndaj Partizanit. Edhe sa herë të tjera do t’i mundni?
Në një rezultat pozitiv nuk të çon inercia. Jam munduar ta largoj nga skuadra mentalitetin që meqë kemi fituar 2 ndeshjet e para, të fitojmë edhe tjetër.

Çfarë ndeshjeje prisni të shtunën në kampionat, ku sërish do keni përballë Partizanin?
Partizani është drejt rrugës së titullit. Ka diferencë dhe lirshmëri në lojën e vetë. Ne nuk i shikojmë kundërshtarët në këtë prizëm, por i shikojmë për të gjetur pikat e dobëta dhe mundësitë për të shkuar te goli. Ndeshja e kampionatit do jetë tjetër ndeshje, e luajtur ndryshe nga të dyja skuadrat.

E këshilluat ekipin për të ruajtur forcat?
Skuadra ka lojtarë që kanë aspektin sulmues në gjenetikë dhe nuk i frenon dot. Unë kam qenë gjithë kohës në këmbë duke i orientuar. Lojtarët duan kohë të fitojnë eksperiencë dhe harxhonin energji pafund. Nuk kam luajtur në situata siç është Luftëtari sot, por ka pasur momente kur i kam ruajtur energjitë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...