Kategoria Superiore

Ahmataj: Apolonia, finale? Të gjitha janë të tilla

Skënderbeu përballë Apolonisë. Një duel mes ekipesh që mbyllin klasifikimin e Superiores e në raste të tilla thuhet se fitorja flen gjashtë pikë. Trajneri i korçarëve, Julian Ahmataj, e ka të qartë se për ekipin që ai drejton të gjitha sfidat janë si finale.

“Ndeshjet vlejnë shumë për ne, të gjitha i kemi finale. Po luajmë mirë, por duhet stabilitet. Nuk ka specifikë të veçantë ndeshja me Apoloninë apo me të tjera, të gjitha janë finale. Kështu mendojmë ta trajtojmë situatën.”

Barazimi në Laç: “Nuk jemi të kënaqur, morëm një pikë në Laç ndaj një ekipi të mirë. Duhet të rritemi edhe më shumë, të jemi konkurrues me të gjithë. Duhet përqendrim gjatë 90 minutave. Nuk ka inerci në futboll, nuk fitohet se ke fituar ndeshjen përpara. Duhet bërë maksimumi. Në fund merr atë që jep në fushën e lojës. Duhet të jemi agresivë dhe të përqendruar, të vlerësojmë çdo situatë.”

Situata te Skënderbeu: “Jemi të mobilizuar para ndeshjes me Apoloninë. Korça e meriton të ketë një ekip me nivel më të lartë. Nuk do të kemi Shalën sërish. U kthye në stërvitje prej 10 ditësh, por ka ndier lodhje dhe nuk mund të japim asnjë konkluzion. U takon mjekëve të thonë fjalën e tyre. Taipi nuk është për shkak kartonësh, pjesa tjetër janë gati. Konkurrenca në ekip është rritur dhe kushdo që luan do tregojë veten”.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency