Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ahmataj: Dëmtimet na penalizuan, skuadra u tërhoq shumë mbrapa

Tirana u mposht me përmbysje 1-3 nga Kukësit, ndërsa trajneri i bardhebluve Julian Ahmataj, në intervistën e dhënë për “Gol pas Goli” në Supersport, deklaroi se e penalizuan shumë dy zëvendësimet e detyruara për shkak të dëmtimeve.

A mendoni se skuadra u penalizua nga zëvendësimet e detyruara dhe largimi i lojtarëve si Hasani e Cobbinah?
Na penalizoi shumë, pasi përveçse humbëm dy lojtarë të rëndësishëm, kryem dy zëvendësime të detyruara dhe nuk po ndërhynim dot për të freskuar skuadrën apo ndryshuar diçka në lojë. Është shumë të humbësh dy lojtarë të rëndësishëm.

Çfarë mendoni se ndodhi në ndeshjen e sotme?
Skuadra e nis mirë dhe luan, arrin të krijojë e të shënojë, ndërsa më pas gjithçka erdhi duke u sfumuar, çka më bën të mendoj se lojtarët nuk kanë përgatitjen e duhur fizike për të përballuar 90-minutëshin. Me këtë nënkuptoj që lojtarë të caktuar nuk janë stërvitur mjaftueshëm për shkak të dëmtimeve dhe kjo ka ndikuar në rendimentin e dhënë në fushë. Për këtë arsye kemi përdorur edhe shumë lojtarë nga akademia.

Mos ndoshta nuk duhej të luante një i djathtë në krahun e majtë dhe ndoshta Halili qëndroi më shumë sesa duhet në fushë? Çfarë të bën të shpresosh, pasi në derbi do të përballeni edhe me mungesa të rëndësishme?
Zëvendësimet e detyruara na bënë që të mos ndryshonim diçka në lojën tonë, pasi kishim vetëm një zëvendësim, që duhej ta shtynim sa më shumë. Më pas erdhi ajo penallti, që përveçse solli barazimin, ndikoi edhe në gjendjen psikologjike të skuadrës.

Si ka mundësi që Torrasa jo vetëm nuk e ndihmon Tiranën, por edhe e ndëshkon me një penallti amatore të shkaktuar?
Është e vërtetë që ishte një ndërhyrje naive, pasi ne ishim aty në zonë dhe nuk ishte ai i fundit, që duhej të bënte faull. Është e vështirë të shpjegosh pse veproi ashtu, por duhet të analizojmë edhe këtë moment.

Nëse nuk do ju penalizonin dëmtimet, a kishit një plan tjetër zëvendësimesh?
Patjetër që po, pasi do të mund të ndryshonim strategji. Na ndëshkoi edhe fakti që lojtarët e aktivizuar në fushë, shpesh harronin detyrat dhe humbnin orientimin në fushë, duke mos dalë dot në lojën që kishim planifikuar.

Pse skuadra ishte aq e frikësuar dhe u tërhoq shumë mbrapa?
Direktivat ishin që të vendoseshim shumë më lart, por gabuam shumë herë kohën e presingut, çka favorizoi sulmet e kundërshtarit dhe nuk na lejoi të dalim rrjedhshëm përpara.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...