Kategoria Superiore

Ahmataj: E kam thënë, s’merrem me arbitrat, shoh ndeshjen e radhës

Luftëtari hodhi një tjetër hap të rëndësishëm drejt mbijetesës me fitoren ndaj Laçit, madje ekipi gjirokastit, nëse i referohesh matematikës, mund të pretendojë më shumë, por trajneri Ahmataj i bën llogaritë vetëm me ndeshjen e radhës.

“Vështirësia e ndeshjes ishte e madhe. Laçi bëri një skuadër të fortë. Të pret në 30 metra t e fushës së vet dhe të kap me kundërsulm. Kemi bërë një ndeshje të mirë. E kemi kërkuar golin me lojë të shtruar. E gjetëm golin më pas duhet të menaxhonim ndeshjen. Lodhja bëri të sajën. U ndje në fund. Kemi bërë shumë mirë në këtë pjesë. Djemtë kanë meritën kryesore. Kanë qenë tepër të impenjuar.”

Goli i anuluar i Dungës: E kam thënë që nuk do të merrem me këtë pjesë. Ua thashë mendimin tim arbitrave kur mbaroi ndeshja. Kurrë në televizion nuk ankohem për arbitrin. Nuk është detyra ime.

Traversa e Filit: Nuk jam marrë fare me këtë pjesë. Nuk e di a e kaloi topi vijën fatale. Ndeshja mbaroi. Çfarë do të shohim ne, ndeshja ka mbaruar.

Qetësia pas fitores: Kishim një detyrë shumë të vështirë ta fitonim ndeshjen dhe duhet të luanim në sulm. Kjo gjë ndodhi. Unë shoh vetëm skuadrën time, nuk shikoj rivalit. Merremi vetëm me veten tonë dhe me kundërshtarin e radhës që kemi. Kjo na bën të ecim përpara.

4 pikë larg Laçit: Kemi objektiv të largohemi nga zona e ftohtë. Unë kam objektiv që në çdo ndeshje të marrim maksimumin.

Deklarata e Memës: Luftëtari shënon gola shumë të bukur. Këta djem meritojnë një bravo të madhe. Gjithçka e kanë me djersë dhe sakrificë. Duhet shumë respekt për njerëzit që punojnë dhe derdhin djersë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency