Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ahmataj: Gabuam se kemi presion për rezultatin, duhet të përmirësohemi në sulm!

Një barazim që nuk i shkon përshtat Tiranës, por trajnerit të bardhebluve Julian Ahmataj nuk i mbetet gjë tjetër veçse të pranojë rezultatin. Në intervistën e tij për Supersport numri 1 i stolit të bardhebluve e analizoi kështu sfidën ndaj Vllaznisë.

Çfarë nuk funksionoi te skuadra?

Në momente të caktuar skuadra nuk funksionoi. E ndjemë presionin e rezultatin. Edhe pse nuk ishte me tifozë, e kemi ndjerë presionin. Duhet të punojmë shumë që të jemi në ekuilibër. Në të kundërt, çdo punë që bëhet hidhet punë. E marr unë përsipër këtë situatë, që t’i çoj lojtarët të bëjnë atë që duhen.

A ka të njëjtat pretendime Tirana?

Tirana ka të njëjtat pretendime. Edhe në fazën e parë mblodhëm 14 pikë, ndërkohë që fazën e dytë kemi mbledhur 5 pikë. Na ngelet detyrë të fitojmë. Në 3 ndeshje kemi marrë vetëm 1 gol. Ekuilibrat mbrojtëse në këtë ndeshje u prishën. Kjo gjë duhet rregulluar.

Zëvendësimet jo në momentin e duhur…

Është e vërtetë që ne duhet të rregullonim diçka. Celhaka dhe Ismajlgeci kishin ngarkesë të madhe. Kanë luajtur 2 ndeshje. Patën vështirësi në organizimin e lojës. Unë duhet ta kisha menduar më përpara këtë gjë. Duheshin lojtarë më me eksperiencë. Të 3 lojtarë që unë lash në fushën e lojës, si Vangjeli dhe Osmani janë të shpejt. Imami është pozicional. Në ekuilibrin duhet ta kishim rregulluar më përpara. Nuk kishim kohë për ta përgatitur këtë mënyrë lojë. Na detyroi rezultati, për të shtuar forcat sulmuese. Kam aktivizuar Dokën sepse kërkoja futjet nga brenda. Patëm mundësi për ta bërë këtë gjë më mirë. Duhet kohë që të vijmë aty ku duhet. Po fillojmë të bëhemi një skuadër shumë e fortë.

Rritmi i duhet të ishe më i lartë te qarkullimi i topit…

Ky ishte një problem që ia shpreha skuadrës në pushim të ndeshjes. U pah dukshëm që nuk ishte në shpejtësinë e duhur. Duhet akoma më shumë punë për ta realizuar këtë.

Pse nuk funksionuan goditjet standarte?

E kemi pasur të pamundur t’i zhvillojmë në fushë goditjet standarte. I kemi përdorur vetëm duke i parë në video. Shiu na është bërë pengesë. Fusha ka qenë me ujë, e ka bërë të pamundur, praktikimin e këtyre skemave.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...