Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ahmataj: Heronjtë janë futbollistët, falënderoj edhe paraardhësin

Kamza mori një fitore minimale, por shumë të rëndësishme, pasi tashmë është shumë pranë mbijetesës, kur kanë mbetur vetëm dy javë nga fundi i kampionatit. Trajneri Julian Ahmataj pranon rëndësinë e 3 pikëve, por bën thirrje për përqendrim, pasi nuk ka mbaruar ende asgjë.

Dy javë nga fundi, mbijetesa duket e arritur…
Që në fillim që kam ardhur te Kamza, e kam thënë që ekipi nuk duhet ta mendojë mbijetesën. E kam falënderuar dhe paraardhësin tim, për lojtarët e përzgjedhur dhe ambientin që kishte krijuar. Tani duhet t’i marrim ndeshjen një nga një, dhe të arrijmë rezultatet. Matematika na mban akoma në lojë, nuk kemi siguruar asgjë.

A e ndieni veten si hero i Kamzës, pasi e morët ekipin në një moment kritik?
Nuk jam unë heroi i Kamzës, janë futbollistët që luajnë në fushë. Një trajner mund të bëjë çdo gjë në stërvitje, por nëse lojtarët nuk i përgjigjen në fushë, nuk kam arritur asgjë. Dua të falënderoj sportistët për impenjimin maksimal deri sa të mbarojmë kampionatin.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...