Kategoria Superiore

Ahmataj konfirmon qëndrimin: Presidenti nuk donte të largohesha, te Tirana nuk ka ndërhyrje për formacionin!

Julian Ahmataj pavarsisht deklaratës së nxehtë pas ndeshjes ndaj Skënderbeut, ku komunikoi dorëheqjen, do të qëndrojë në stolin e Tiranës. Ka qenë vetë trajneri që ka konfirmuar gjithçka në një lidhje direkte me emisionin Zona Gol në Supersport. Ahmataj shtoi gjithashtu se te Tirana nuk ka ndërhyrje për formacionin ndërkohë që u kërkoi falje tifozëve për gjëndjen e tij emocionale dhe fjalët e nxituara që tha.

“Në radhë të parë duhet t’i kërkoj falje tifozëve, e gjithë ambientit të ndjeshëm bardheblu që ka ndikuar në gjendjen emocionale time. Përgatitim çdo gjë dhe mendoj se duhej të kisha bërë më të qetësuar deklaratën. Gjërat e këqija ka raste që nuk bëhen për keq por edhe për mirë. Kam vënë vetën në tryezë, kam sakrifikuar veten për këtë arsye, se kam deklaruar që nuk vij që të mbaj një vend pune, por për të bërë diçka ndryshe. Ka vështirësi të mëdha, janë disa gjëra që duhen diskutuar brenda familjes e nuk duhet të dalin për mediat dhe jashtë ambientit. I kam paraqitur dorëheqjen presidentit por më është kërkuar të vazhdoj. Shpresoj që gjërat të ecin mirë se e ndjej përgjegjësinë që ky klub të ketë sukses, duhet të arrijë suksesin por në radhë të parë të bashkëpunojmë”, tha Ahmataj.

“Janë gjëra që duhen zgjidhur brenda shtëpisë, janë gjëra që duhet të diskutoj brenda ekipit, siç duhet. Janë gjëra shumë të rëndësishme për një skuadër futbolli. Futbollistët janë më pak fajtorë në këtë detyrë. Kërkoj falje prapë se këto gjëra nuk duhet të ngacmojnë ambientin.Këta njerëz rrotull nuk janë të rëndësishëm por kanë influencë të lojtarët në skuadër. Në momentin që skuadra drejtohet në drejtim të jashtëm nuk sjell sukses. Kjo duhet rregulluar jo se jam unë sot, por kundrejt çdo trajneri”, deklaroi trajneri i bardhebluve.

“Gjërat duhet të shkunden ndonjëherë. Jo se lojtarët nuk kanë bërë maksimumin,ata kanë dhënë maksimumin. Por fokusimi është ndryshe të luash me mendjen këtu e ndryshe me mendjen tjetër, presioni duhet të largohet e t’i krijojmë kushtet e ambientit.Nuk ka asnjë lloj ndërhyrje, po të ishte e kundërta nuk do të isha trajner i Tiranës. Kush më njeh e di si funksionoj në këtë mënyrë. Është padiskutim skuadër për kampion, por si çdo skuadër do përmirësim në të gjitha drejtimet, edhe në anën psikologjike se i përjetojnë shumë rezultatet e mënyrën se si do të shkojë te gola. Mendojnë si ta zgjidhin ndeshjen, të gjitha vijnë nga gjërat anësore, e jo brenda grupit.Skuadra ka forca, ne mundohemi të luajmë futboll që të çoj përpara skuadrën. Se sa do t’ia dalim, ne kemi në dorë vetëm të bëjmë maksimumin dhe rezultatet vijnë nga fusha. Nëse nuk do të vijnë rezultate, trajneri do të mbetet përgjegjës. Kështu është futbolli”, ishin fjalët e Ahmatajt.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency