Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Ahmataj largon presionin nga Luftëtari: Kemi mungesa, Tirana favorite!

Luftëtari i Julian Ahmatajt ka mundësinë ideale për të shkruar historinë pasi fitorja ose një barazim me gola ndaj Tiranës këtë të mërkurë në kryeqytet do ta kualifikonte për herë të parë në historinë e saj në finalen e Kupës së Shqipërisë, skuadrën gjirokastrite. Por trajneri Julian Ahmataj në konferencën për shtyp hoqi presionin nga ekipi i tij duke ia kaluar atë Tiranës. Ahmataj i cilësoi bardheblutë favoritë edhe për vetë faktin se Luftëtari ka shumë mungesa në këtë ndeshje.

 NDESHJA E KTHIMIT – Rezultati do të vendoset në fushë, jo në deklarata. Këtë takim vijmë të cunguar, sepse shumë lojtarë kryesorë na mungojnë. Por, kam besim te ky brez i ri lojtarësh që po stërvis. U kam dhënë besim nga ana ime, dhe të shprehen sa më mirë në fushën e lojës.

FAVORITE – Mendoj se në këtë takim, favorite është Tirana, sepse është një skuadër që ka luajtur shumë ndeshje të këtij niveli. Ndërkohë, nga ana tjetër Luftëtari është për herë të parë në gjysmëfinale, por do të bëjmë maksimumin për të dalë në finale.

GRUPI – Kemi mungesa, por edhe lojtarë disi të lodhur. Kjo për shkak se ndeshjet luhet të mërkurë dhe të dielë, dhe futbollistët e rinj nuk janë mësuar me këtë regjim, ndryshe nga ata më me eksperiencë.

WARDEN – Erik Warden nuk e gjeti veten te skuadra jonë. Ishte një futbollist cilësor, por gjendjen nuk e kishtë të mirë, atë që kërkon Superiorja, dhe me kalimin e kohës këto cilësi humben. Ai nuk u përshtat dhe pranoi të largohet.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...