Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ahmataj: Me kaq shumë mungesa, nuk mund të bënim më tepër!

Humbja 4-0 ndaj Partizani ka sjellë zhgënjim në kampin e Skënderbeut. Trajneri Julian Ahmataj, në prononcimin e dhënë për Supersport, analizon disfatën e thellë, teksa zbulon edhe futbollin që po tenton të luajë tek ekipi korçar, që ka shumë lojtarë të rinj në moshë në përbërje.

“Shumë mungesa dhe shumë ndryshime në formacion. Ekuilibrat u prishën nga dy goditje standardë që u realizuan në perfeksion nga kundërshtari. Morali bie pas kësaj, sidomos në një skuadër të re.Kemi lojtarë të talentuar, por u duhet kohë për të ardhur në ritmin e ndeshjeve. Mundohemi t’i japim lojtarëve pozicionet e duhura dhe që të shprehen në fushën e lojës”.

“Gjërat psikologjike ndikojnë te lojtarët e rinj, por është eksperiencë për t’u marrë. Gjithmonë tentojmë të luajmë futboll dhe të sulmojmë, nuk duam të qëndrojmë vetëm në mbrojtje. Sot ishte një moment jo, mungesat ndikuan, shpresoj t’i rikuperojmë sa më shpejt, pasi ata na japin shumë forcë për vazhdimësinë“, deklaron Ahmataj.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...