Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Ahmataj: Na penalizoi mungesa e Dungës, shpresoj ta kemi gati në fundjavë

Intervista e trajnerit të Luftëtarit, Julian Ahmataj, dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, pas ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, ku gjirokastritët barazuan pa gola ndaj Tiranës.

A ishte kjo e sotmja një strategji ndaj Tiranës?
Duhet të kthehemi shumë kohë mbrapa, për të parë një ndeshje gjysmëfinale ku kualifikimi vuloset që në ndeshjen e parë, ndaj dihej që duhet të luajmë fort edhe ndeshjen e kthimit. U munduam të bëjmë mirë, por edhe Tirana ishte vendosur mirë në fushë dhe nuk na dha mundësinë të dalim në lojën tonë dhe të rrezikojmë. Çdo gjë është e hapur për ndeshjen e kthimit, ku si ne, edhe Tirana, do të synojnë fitoren.

Sa ju penalizoi mungesa e Dungës në sulm?
Të gjithë skuadrat ndjejnë mungesën e lojtarëve kryesorë. Ne bëmë një modifikim të formacionit, për të qenë në ekuilibër, por nuk arritëm të bëjmë presionin siç duhet ndaj kundërshtarëve. Na ka penalizuar shumë mungesa e Dungës, për vetë specifikat që ai ka në fushën e lojës.

Kur do të jetë gati?
Janë mjekët që po merren me rikuperimin e tij, pasi ka probleme shëndetësore dhe besoj e do jetë gati për fundjavën.

Mos ndoshta skuadra ka krijuar varësi ndaj një individi si Dunga?
Ne kemi shënuar thuajse në çdo ndeshje që kemi luajtur dhe nga këto gola që kemi realizuar, vetëm 5 janë shënuar nga Dunga. Shpërndarja e golave ka qenë shumë e mirë, ndaj nuk është varësi, por një lojtar që ka fituar besimin, e ndihmon shumë skuadrën ne aspektin ofensiv. Nuk është varësi, por me Dungën na rritet kualiteti në repartin e avancuar. Edhe i riu Oshafi sot bëri mirë, pro i duhet kohë që të fitojë eksperiencë.

Çfarë keni më shumë se Tirana dhe Kastrioti, për t’i lënë ato poshtë vetes në renditje?
Të dy këto skuadra kanë përbërje mjaft të mirë, por ne kemi detyrën të punojmë me skuadrën tonë dhe të jemi të vëmendshëm gjatë gjithë kohës. Futbolli është i tillë, që të ndëshkon në çdo pakujdesi. Skuadra ime vendoset mirë në fushë dhe është në ekuilibër, gjë që e vështirëson punën për kundërshtarët.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...