Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ahmataj nuk e bën dramë: Kemi edhe një shans

Julian Ahmataj nuk e bën dramë humbjen e Kamzës sot ndaj Laçit, teksa shpreson shumë te ndeshja e fundit ndaj Partizanit, ku do të synojë të sigurojë mbijetesën. Për sfidën e sotme, trajneri i Kamzës mendon se ishin pikërisht mungesat dhe presioni i lartë, që ndikuan në performancën e skuadrës në fushën e lojës.

Çfarë ndodhi me ekipin sot?
Nëse do të ishte ndeshja e fundit, do të ishte tragjike, pasi mund të binim, por kemi edhe një shans tjetër. E patë tensionin që ishte prezent sot. Disa lojtarë me eksperiencë e mbajtën presionin, ndërsa disa të rinj nuk ia arritën. Idrizaj na prishi shumë punë, pasi me atë kishim përgatitur goditjet standarde. Mendoj se ishte një fat i keq i joni. Edhe tre ndërrimet e tjera ishin të detyruara. Nuk patëm asnjë shans për të rikuperuar skuadrën. U munduam të lëviznim brenda skuadrës me pozicionet. Duhet ta menaxhonim më mirë fundin e ndeshjes. Entuziazmi e çoi ekipin në një pikë ku nuk duhet të shkonte.

U pa një gabim tek goli i Laçit nga veteranët, ndonjë kritikë?
Ishte një disekuilibër në fund të ndeshjes, edhe nga lodhja. Ata nuk reaguan në ato momente, ndoshta edhe nga lodhja. Këtu ka qenë futboll i vërtetë deri në fund. Të dyja skuadrat e kanë luajtur deri në fund, për objektivat e tyre. Te ndeshjet e tjera, luajnë skuadra që i kanë arritur objektivat e tyre në kampionat dhe e kanë mbyllur sezonin e tyre.

Pse ngurroi Kamza të godiste portën?
Mungesa e Sebino Plakut është një përqindje e madhe për ne. Në mungesë të një sulmuesi tjetër, jemi të detyruar që qendërmbrojtësin ta çonim në sulm. Puna që duhej të bënte sulmuesi mungoi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...