Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ahmataj: Përgjegjësia ime për rezultatet, lojtarët të japin maksimumin

Julian Ahmataj doli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Skënderbeut, ku tregoi problemet te bardheblutë. Ai theksoi se ekipi i tij do të japë 100 për qind për të dalë me rezultatin e duhur nga kjo sfidë.

Pauza e kampionatit: Pushimi na ka shërbyer shumë, por gjërat nuk janë aq të thjeshta sa duken nga jashtë. Te Tirana krijohet një tullumbace, sikur ne do të bëjmë namin me Skënderbeun. Ne nuk jemi në këtë situatë, shumë lojtarë nuk janë stërvitur, disa lojtarë ishin me kombëtaret. Do të japim maksimumin dhe pastaj do shohim ku jemi. Asnjë nga ne nuk pretendon që në pak kohë të ndërtojmë një skuadër brilante.

Dunga dhe Ngo: Pikërisht këta lojtarë do të kenë një kontroll mjekësor. Ata kanë treguar dëshirë për t’u stërvitur edhe pse kishin probleme. Duhet të krijojmë alternativa në sulm, nuk duhet të varemi lojtarë të veçantë. Hasani ka bërë shumë mirë në linjën e parë të sulmit, në ndeshjet që ka luajtur. Është një golashënues i mirëfilltë i kampionatit shqiptar dhe mund të na ndihmojë.

Përgjegjësia: Hyjmë në këtë ndeshje vetëm për të fituar. Ky është objektivi që ka pasur, ka dhe do të ketë ky klub. Nuk ka justifikime për rezultatet. Për rezultatet mbaj vetëm unë përgjegjësi, jo futbollistët. Ata duhet të japin maksimumin në fushë, këtë duhet të bëjnë. Përgjegjësia e rezultateve duhet të hiqet nga ata, pasi rrit presonin”.

Tirana duhet të përmirësohet: Kemi nevojë për përmirësim. Kjo nuk vjen as me me fjalë, as me media, por me punë. Ne jemi shtruar në punë dhe po punojmë fortë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...