Kategoria Superiore

Ahmataj: Vllaznia e fortë, por duam vetëm fitoren

Julian Ahmataj pret fitoren e Tiranës në sfidën e nesërme me Vllazninë. Në konferencën për shtyp para derbit të Shqipërisë tekniku 40-vjeçar iu përgjigj me detaje të gjitha pyetjeve të gazetarëve.

“Është një ndeshje klasike e futbollit shqiptar. Vllaznia në ndeshjet jashtë është e fortë dhe ka marrë rezultate pozitive ndaj çdo kundërshtari. Ne nuk heqim dorë nga loja jonë. E dimë që Tirana do futet vetëm për fitore këtë ndeshje. Kjo nuk bazohet vetëm tek dëshira jonë, por edhe tek ajo që do shprehim në fushën e lojës.”

Mungesa e tifozëve: Ndikon shumë tifozëria, sepse është lojtari i 12-të i ekipit, që i jep adrenalinë skuadrës. Ne duhet të jemi të përgatitur, pasi e kemi marrë konfirmimin që do të luajmë pa tifozë.

Mungesat? Tirana rolet i ka të dubluara. Ka një miks mes atyre me eksperiencë dhe të rinjve, por mungesat janë evidente. Mendojmë se kemi rikuperuar Hasanin, i është bashkuar grupit. Muçi do i bashkohet ekipit nesër, në ditën e ndeshjes, sepse ka qenë me Kombëtaren U-19. Tirana ka shumë forca brenda skuadrës.

Kartonët e shumtë: Kemi analizuar çdo gjë. Janë evidentuar të gjitha kartonët që do të merren për arsye sportive. Edhe kartonët sportivë duhet të jenë të minimizuar. U kemi shpjeguar lojtarëve se kur ke mundësi të mos e marrësh kartonin, nuk duhet ta marrësh.

Objektivi për këtë sezon: Objektivi im është të fitoj çdo ndeshje dhe të shpallet Tirana kampione. Nuk di që ndonjëherë Tirana ka qenë thjesht prezente në kampionat, për një objektiv më të ulët.

Merkato në janar: Skuadra është e kompletuar në çdo repart. Sa i përket përforcimeve, të gjithë kanë nevojë. Edhe ekipet më të mëdha në botë. Edhe ekipe që janë të shkëputura në vendin e parë, kanë nevojë për përforcime. Këtë gjë e ka klubi në dorë. Unë jam i kënaqur me organikën që kam. Do punoj me lojtarët që të përmirësohemi sa më shumë.

Cilësitë e Cobinnah: Cobinnah është një mesfushor shumë i mirë dhe një goditës i mirë i portës. Duhet t’ia vëmë portën në dispozicion, që ta godasë. Duhet t’i gjejmë lojtarit atë vend ku jep më të mirën. Ka bërë mirë në krah, por nuk është një lojtar i shpejtë, është driblues.

 

 

 

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency