Futboll

Ahmedi: Gega më donte te Partizani, kur u transferova te Shakhtyor më thanë të bëhem si Bakaj!

Valon Ahmedi në merkaton e dimrit la Shkëndijën e Tetovës për t’u transferuar në kampionatin bjellorus te ish-skuadra e Elis Bakajt dhe Azdren Llullakut Shakhtyor Soligorsk aty ku po aktivizohet rregullisht dhe në fundjavën që sapo lamë pas realizoi golin e tij të parë në fitoren 4-0 ndaj Isloch. Në një intervistë për Sport Time në Supersport, Ahmedi foli për aventurën në Bjellorusi, për momentet më të mira deri tani në karrierë, për synimet në të ardhmen, ndërsa zbuloi edhe një prapaskenë merkatoje.

“Momentet më të bukura të karrierës i kam pasur në Maribor, aty ku mora pjesë në Champions League. Më erdhi ftesa në Kombëtaren e Shqipërisë pas kësaj aventure. Këtu në Bjellorusi synojmë Ligën e Kampioneve. Jemi në vendin e parë dhe synojmë të kemi këtë ritëm. Futbolli është çështje fati.”

“Trampolinë për të ardhmen? Po ta marrësh me vitet, në Itali thonë se karriera nis në moshën 30 vjeç. Jam 26 vjeç dhe e di se kam diçka, një talent të dhuruar nga Zoti. Them ta shfrytëzoj mirë. Tani jam i pjekur dhe e di çfarë dua nga jeta. Pastaj çështjet e tjera janë private. Ditën e parë kur mbrrita te klubi më thanë se a do bëhesh njësoj si Bakaj. I kam luajtur të gjitha ndeshjet dhe më kanë vlerësuar maksimalisht”.

“Shkëndija? Është ekipi që kam në zemër, përfaqëson gjithë shqiptarët dhe I uroj gjithë të mirat. Karriera e futbollistit është e tillë. Pandemia? Këtu sikur nuk ekziston virusi, jeta është normale edhe në futboll. Tifozeri ka, me dy fjalë virusi nuk ekziston.”

“Kombëtarja? I ndjek të gjitha ndeshjet, jam i gatshëm në çdo sekondë, në çdo aspekt për të dhënë maksimumin. Në Bjellorusi është kampionat fizik dhe dua të jap më të mirën. Me Rejën nuk kam pasur kontakte por mbase në të ardhmen. Kur isha me Maribor më kontaktoi Partizani kur ishte Skënder Gega. Kampionati është shumë cilësor në Shqipëri dhe në të ardhmen nuk i dihet”, – tha Valon Ahmedi.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency