Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

“Ai na zgjidh çdo lloj problemi”, Deschamps i dashuruar me sulmuesin e tij

Franca kaloi 3-1 pengesën Poloni dhe siguroi kalimin në çerekfinalet e Kupës së Botës. Oliver Giroud zhbllokoi takimin në fundin e pjesës së parë duke u kthyer në golashënuesin më të mirë të “Gjelave” me 52 gola, ndërkohë që në fraksionin e dytë të takimit erdhi dygolëshi i Kylian Mbappe.

Ylli i PSG-së kryeson renditjen e golashënuesve më të mirë në Katar 2022 me pesë gola në katër ndeshje, ndërkohë që Botërorin Rusi 2018 e mbylli me katër gola. Trajneri Didier Deschamps analizoi fitoren e djemve të tij dhe u ndal te forma fantastike e Mbappe, i cili shpreson të ngjitet sërish në majën e botës me Francën e tij.

 

Nuk ishte e lehtë sepse skuadra polake ishte e organizuar dhe gati për të dyluftuar ndaj nesh, por u treguam të aftë për t’i mundur. Pastaj është Kylian, i cili ka aftësitë për të zgjidhur çdo problem. Sa mirë që e kemi në skuadër.

Rezultati 3-1 është fryt i punës së madhe që kemi zhvilluar dhe i unitetit të grupit. Është me të vërtetë një gëzim i përbashkët. Tani është koha për të kaluar disa momente me familjarët dhe të dashurit tanë”, deklaroi Deschamps.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...