Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

“Ai që e kritikon nuk merr vesh nga futbolli”, Benzema i del në mbrojtje Messit

Real Madrid po zhvillon një sezon shumë të mirë. Carlo Ancelotti ka rikthyer qetësinë, ekipi është më solid se më parë, ndërkohë që disa “veteranë” kanë rilindur me trajnerin italian në stol.

“Los Blancos” fituan Superkupën e Spanjës, kryesojnë kampionatin dhe në Champions League do të kenë përballë PSG në raundin e 1/8-ve. “Do doja një tjetër ekip përballë”, u shpreh Karim Benzema për francezen Telefoot.

Sulmuesi i Realit ndodhet në formë të shkëlqyer, ndryshe nga Leo Messi. “Pleshti” po vuan për t’u përshtatur tek ekipi francez dhe deri tani ka realizuar një gol në Ligue 1 dhe pesë në Champions League.

Shumë pak duke llogaritur kualitetin që zotëron, por Benzema nuk ka dyshime rreth suksesit të argjentinasit tek ekipi i ri. “Leo nuk ka shënuar shumë gola te PSG, por kjo është thjesht një kohë përshtatjeje për të.

Si nuk do të paska sukses ai te PSG? Shihni çfarë bën në fushën e blertë. Nuk mund të kritikohet një lojtar i tillë. Ai që kritikon Leo Messin nuk merr vesh fare nga futbolli”, deklaroi ylli i Real Madrid.

[quiz-cat id=”297408″]

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...