Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Air Albania dhe Xhixha, “makthet” e Partizanit në derbi

Fitoret në derbi janë gjithmonë të bukura dhe Tirana arriti të merrte një triumf me shumë peshë në përballjen direkte ndaj rivalëve të Partizanit. Në ‘Air Albania’, ishte një klasike e vërtetë ndërmjet skuadrave aq të rivalizuara, me gola, emocione, nerva, ankth, gëzim nga njëri krah dhe hidhërim në krahun tjetër, elementë që na rikujtojnë për të disatën herë që një derbi mbetet një reklamë e shkëlqyer për futbollin shqiptar.

Momenti i Xhixhës

Në inferioritet numerik, bardheblutë dëshmuan një forcë të madhe karakteri duke fituar 0-2 falë një dopiete të Redon Xhixhës, që e çoi në 7 numrin e golave sezonal, një kuotë të cilën e arrin në katër ndeshje më pak se c’bëri në sezonin e kaluar.

Ishte një performancë brilante nga 24-vjeçari, në momentin kur i duhej më së shumti skuadrës shfaqi protagonizëm absolut me nga një gol në secilën pjesë, e duke bërë të harrohet penalltia e humbur në fillimin e sfidës. Është padyshim momenti i Xhixhës, me dopietën e realizuar bëhet lojtari i parë që shënon dy gola në një derbi që nga Ernest Muci në shkurt të vitit 2020, kur rezultati përfundonte 5-1 në favor të bardhebluve.

Air Albania, një mallkim që vijon

Sfida e mbyllur me fitoren 0-2 të bardhebluve ishte ndeshja e nëntë e zhvilluar në ‘Air Albania’ ndërmjeTiranës dhe Partizanit. Çuditërisht, stadiumi i cili hapi dyert në 2019 përkon edhe me një rekord negativ për Partizanin. Në ndeshjet e luajtura në impiantin e rinovuar të kuqtë nuk kanë arritur të marrin asnjë fitore, me bardheblutë që kanë vendosur diktatin që në momentin kur fituan me rezultatin 1-2, me golat e realizuar nga Batha dhe Cobbinah që ndryshuan edhe kursin e përballjeve pas atij momenti. Tirana ka vendosur veton në Air Albania duke regjistruar pesë fitore dhe katër sfida të tjera janë mbyllur në barazime.

 

Orges Shehi, trajneri më jetëgjatë i Tiranës në shekullin e ri

Shumë pak menduan që Tirana do të arrijë të fitojë kur Bruno Lulaj doli me karton të kuq në fundin e pjesës së parë dhe la në inferioritet numerik skuadrën por bardheblutë treguan forcë karakteri dhe personalitet në fushën e lojës. E gjitha falë taktikave të Shehit, që menjëherë pas daljes me të kuqe të Lulajt, zhvendosi Aleksin në qendër të mbrojtjes dhe zëvëndësoi Patrick Robson me Vesel Limaj, që së bashku në mesfushe me Ardit Deliun dhe Kallakun u siguruan që përgjatë gjithë kohës të mbanin lojën nën kontroll e të siguroheshin e të nxjerrin rrezikshëm në sulm Xhixhën dhe Hasanin.

Për trajnerin Orges Shehi ishte ndeshja e 70-të në krye të Tiranës, trajneri më jetëgjatë i bardhebluve që pas Shkëlqim Muçës, me këtë të fundit që qëndronte në krye të klubit për plot 730 ditë në periudhën korrik 1994-qershor 1996, ndërsa durrsaku deri në këto momente numëron 614 ditë si bardheblu dhe kësaj hegjemonie i ka bashkangjitur 39 fitore, 14 barazime dhe 17 humbje, me një përqindje prej 67% të fitoreve.

Derbi nuk është më një utopi

Bardheblutë kaluan ‘thatësirën’ më të madhe pa fitore prej 18 ndeshjesh në derbi nga periudha shkurt 2014-dhjetor 2019, megjithatë bardheblutë kanë kaluar ngërçin psikologjik në përballjet derbi dhe në gjashtë ndeshjet e fundit nuk kanë asnjë humbje ndaj rivalëve të kuq.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...