Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Ajax e mbyll vitin me “manita”, Feyenoord fiton në transfertë

Kampionati holandez ka mbyllur ndeshjet për këtë vit teksa është luajtur java e 18. Kryesusit e Ajax kanë triumfuar pa shumë vështirësi në shtëpi me rezultatin 5-0 ndaj Sittard. Vendasit ishin në udhëheqje të ndeshjes për të gjithë kohën teksa e mbyllin pjesën e parë me avantazhin e dy golave. Ai që zhbllokoi shifrat ishte Blind në minutën e 14, ndërsa tetë minuta më pas erdhi edhe goli i dytë me anë të Antony.

Me rezultatin 2-0 u mbyll fraksioni i parë, ndërsa në të dytën, miqtë ishin të pafuqishëm për të reaguar dhe kështu pësuan edhe tre herë të tjera në harkun e dhjetë minutave nga minuta e 82 deri në të 92-tën me anë të Rensch dhe një dygolëshi të Haller. Sakaq, në ndeshjet e tjera, Feyenoord mposhti me rezultatin e pastër 0-3, Heerenveen.

Golat e Til dhe Senesi në pjesën e parë bënë që vendasit ta kishin të shtruar rrugën për te suksesi, ndërsa në të dytën erdhi edhe goli i tretë me anë të Linssen. Në ndeshjet e tjera, Utrecht barazoi 1-1 me Twenten, ndërsa Nijmegen fitoi në transfertë me rezultatin 0-1 ndaj Willem 2.

Rezultatet:

Heerenveen-Feyenoord 0-3

Willem 2-Nijmegen 0-1

Heracles-Cambuur 1-1

Ajax-Sittard 5-0

Utrecht-Twente 1-1

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...