Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Ajax fiton edhe me 10 lojtarë ndaj Vitesses, në krye me pikë të plota

Ajax merr fitoren e tretë radhazi në kampionatin holandez, pasi mposhti me rezultatin 2-1 Vitesse Arnhem në “Johan Cruijf Aena” dhe i bashkohet Herenveenit në krye të renditjes me 9 pikë të plota.

Skuadra nga Amsterdami e nisi mjaft mirë ndeshjen dhe kaloi në avantazh në minutën e 21-të me golin e shënuar nga Promes, por gjërat u komplikuan në fundin e pjesës së parë, pasi Alvarez u ndëshkua me karton të kuq për një shkelje të qëllimtë të kundërshtarit.

Vitesse gjeti golin e barazimit në minutën e 56-të me anë të Bazoer, ndërsa në minutën e 60’ në fushë zbriti edhe sulmuesi i Kombëtares Shqiptare Armando Broja, i cili mori pjesë në mënyrë aktive në lojë, por nuk arriti të lërë gjurmë.

Megjithatë në momentin më të mirë të miqve, ishte sërish Ajaxi që zbriti me shpejtësi në kundërsulm dhe arriti të shënojë golin e dytë me anë të Antony, duke mbrojtur më pas avantazhin dhe marrë një tjetër fitore me vlera.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...