Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Ajax gati të blindojë strategun ten Hag!

Ecuria e jashtëzakonshme në UEFA Champions League por edhe vendi i parë në kampionat dhe arrita në finalen e Kupës së Holandës kanë detyruar drejtuesit e Ajax të rishikojnë kontratën aktuale të strategut të kësaj skuadre, trajnerit Eric ten Hag. Për 49-vjeçarin po shfaqin interes disa prej klubeve më të mëdha të Europës, mes tyre edhe Bayern Munich që kërkon ta rikthejë në Gjermani aty ku Ten Haag ka punuar për 2 vite nga 2013-ta në 2015-ën ku ka drejtuar skuadrën e dytë të Bayernit në kategorinë e 4-t. Holandezi është nën kontratë me Ajaxin deri në verën e vitit 2020, por në ditët e ardhshme drejtori sportiv i harkëtarëve ish-futbollisti i famshëm holandez Marc Overmars pritet ti ofrojë një marrëveshje të re Eric ten Hag-ut me një pagë të përmirësuar ndjeshëm. Overmars në një intervistë për mediat holandeze theksoi se nuk pritet që mes trajnerit dhe klubit të ketë probleme për të firmosur marrëveshjen e re dhe gjithçka është një formalitet.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...