Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Ajax merr fitoren e 10-të radhazi, kryeqytetasit “i falen” golit të Timber

Dusan Tadic of Ajax, Timon Wellenreuther of Willem II NETHERLANDS, BELGIUM, LUXEMBURG ONLY COPYRIGHT BSR/SOCCRATES

Ajax mori një fitore me shumë vuajtje ndaj Willem II. Kryeqytetasit triumfuan me rezultatin minimal 0-1 në Tilburg falë një goli të realizuar pas 80 minutash lojë nga Timber. Mbrojtësi përfitoi maksimalisht nga shërbimi perfekt i Anthony, duke e çuar topin në fundin e rrjetës, për të thyer për të parën herë portierin Wellereuther.

Një paraqitje mbresëlënëse nga ekipi i Fred Grim, ku pavarësisht se dolën pa pikë nga takimi i javës së 23-të, treguan karakter dhe grintë të jashtëzakonshme, duke befasuar edhe me zbritjet e shpeshta përpara.

Megjithatë përtej mundit, kampionët në fuqi arritën të marrin fitoren e 10-të radhazi dhe të arkëtojnë 3 pikët e çmuara, që e mbajnë në kreun e klasifikimit me 57 pikë të grumbulluara duke ruajtur distancën me ndjekësit e PSV Eindhoven dhe Feyenoord.

Një tjetër dëshmi për kualitetin e skuadrës kryeqytetase, që edhe kur nuk është në ditën e saj më të mirë di si të marrë rezultatin e kërkuar.

Ndërkohë, Willem II zhytet akoma edhe më thellë në krizë, teksa regjistron disfatën e 12-të në 13 takimet e fundit e duke iu afruar akoma dhe më shumë zonës së ftohtë të renditjes.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...