Klaas-Jan Huntelaar do të vazhdojë të jetë pjesë e Ajaxit edhe për një tjetër sezon. 36-vjeçari ka rinovuar kontratën me harkëtarët duke firmosur deri në fund të vitit 2021. Sulmuesi u shpreh mjaft i lumtur për vazhdimin e karrierës te klubi holandez dhe se nuk e shikon veten me asnjë fanellë tjetër. Ai theksoi se ndihet në formë dhe se është i bindur se do të vazhdojë të japë maksimumin për të ndihmuar ekipin, pasi dëshiron t’ia shpërblejë besimin drejtuesve. Për rinovimin e Huntelaar, u shpreh i lumtur edhe drejtori sportiv, Marc Overmars, i cili deklaroi se është fantastike që një lojtar me eksperiencë si ai do të qëndrojë edhe një sezon, për të ndihmuar ekipin si në fushë, edhe jashtë saj duke dhenë ndihmesën e tij me talentet e rinj si Lassina Traore e Brian Brobbey.