Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Ajax zhvlerëson ndeshjen ndaj PSV-së, triumfon me goleadë

Klasikja e futbollit holandez shkon për Ajaxin që triumfoi me rezultatin e thellë 5-0 ndaj PSV Eindhoven në “Johan Cruijff”, aty ku pati shumë pak histori, pasi vendasit morën menjëherë kontrollin e lojës.

Pjesa e parë ishte e luftuar, megjithatë Ajax gjeti golin e avantazhit me anë të Berghuis në minutën e 19’, ndërsa në pjesën e dytë pati vetëm një skuadër të fushë, pasi vendasit shënuan me Haller, Antony, Klaassen e Tadiç, duke vulosur një sukses të jashtëzakonshëm ndaj rivalit kryesor për titull në Eredivise.

Me këtë fitore Ajax shkëputet në krye me 25 pikë, plot 5 më tepër se PSV që mbetet në vendin e dytë, por pas 10 javësh kampionat, sheh “harkëtarët” të nisin arratinë drejt një tjetër titulli kampion.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...