Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Ajaxi barazon ndaj Utrecht por është vetëm një fitore larg titullit!

Ajaxi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në sfidën e prapambetur të javës së 21-të të Eredivisies ndaj Utrecht, barazim që gjithsesi nuk komplikon aspak objektivin titull për skuadrën e Ten Hag që ka nevojë për një vetëm 1 fitore në 5 javët e fundit të kampionatit për t’u shpallur edhe zyrtarisht kampione e Holandës. Në Johan Cruiff Arena në Amsterdam ishin miqtë që zhbllokuan shifrat pas 13 minutash me një penallti të kthyer në gol nga suedezi Gustafson. Pjesa e parë nuk prodhoi më asnjë gol ndërkohë që në fraksionin e dytë Ajaxit iu akordua nga gjyqtari dhe më pas iu anulua nga VAR një penallti, por harkëtarët nuk u dorëzuan dhe arritën të barazonin shifrat me meksikanin Alvarez në minutën e 70-të pas topit që ky i fundit mori nga kapiteni Dusan Tadic. Me pikën e marrë në këtë sfidë Ajaxi u ngjit në kuotën e 73 të tillave, 12 më shumë se PSV-ja, ndërkohë që Utrecht pozicionohet në vendin e 7-të me 44 pikë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...