Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Ajaxi bie në Alkmaar, PSV fiton me Feynoordin dhe merr kreun

Rezultat surprizë në javën e shtatë të Eredivisies që solli edhe rokadë në klasifikimin e përgjithshëm. Ajaxi i Amsterdamit pësoi një humbje të papritur 2-1 në fushën e Az Alkmaarit, ndërsa PSV Eindhoveni fitoi 4-3 përballë Feyenoordit të Roterdamit, duke zhvendosur në vendin e dytë pikërisht “harkëtarët” falë golaverazhit më të mirë.

Në “AFAS Stadion” Alkmaarit miqtë nga kryeqyteti kaluan në epërsi me Kudus që në minutën e 12-të, por në fundin e fraksionit hapës vendësit shënuan dy herë me De Wit dhe Odgaard, duke shkuan në dhomat e zhveshjes me avantazh të qartë psikologjik. “Harkëtarët” e mbyllën në portëm Alkmaarin, duke krijuar raste të shumta shënimi, por pa mundur të shmangin humbjen.

Në “Philips Stadion” të Eindhovenit u zhvillua një sfidë tepër emocionuese mes PSV-së dhe Feyenoordit dhe në fund festa ishte për vendësit.

Idrissi kaloi në epërsi miqtë në fillim të sfidës, por shumë shpejt kthyen rezultatin në 2-1 Branthwaite dhe Gakpo, ndërsa pak para se të mbyllej pjesë e parë ktheu baraspeshën në rezultat Danilo.

Në fraksionin e dytë shënoi Til për PSV-në dhe Kokcu për Feeyenoordin, për të ardhur më pas te finalizimi i Obispo, që vulosi rezultatin përfundimtar 4-3.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...